Shoqata e Mjekëve të Maqedonisë e shënon Ditën botërore të shëndetit
- Shoqata e Mjekëve të Maqedonisë sot do ta shënojë Ditën botërore të shëndetit-7 prill.
Shkup, 7 prill 2026 (MIA) - Shoqata e Mjekëve të Maqedonisë sot do ta shënojë Ditën botërore të shëndetit-7 prill.
"Ngjarja ka për qëllim shënimin e kësaj date të rëndësishme, me qëllim të promovimit të shëndetit, rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe theksimin e prioriteteve në sistemin shëndetësor, në pajtim me aktivitetet globale të Organizatës botërore të shëndetësisë nën moton "Shkenca e bën mbrojtjen shëndetësore më të qasshme", citohet në kumtesën e Shoqatës së Mjekëve të Maqedonisë.
Janë paralajmëruar fjalime të ministrit të Shëndetësisë Azir Aliu, përfaqësuesit të OBSH-së në vend, dr. Akim Ali dhe kryetarit të Shoqatës së Mjekëve të Maqedonisë, prof.dr. Goran Dimitrov.
Në ngjarje është parashikuar të ndahen çmime dhe mirënjohje. sa/
Foto: Shoqata e Mjekëve të Maqedonisë