• четврток, 30 јануари 2025

Sholc: Propozimi i Trampit për shpërnguljen e palestinezëve nga Gaza është i papranueshëm

Sholc: Propozimi i Trampit për shpërnguljen e palestinezëve nga Gaza është i papranueshëm

Berlin, 29 janar 2025 (MIA) - Kancelari gjerman Olaf Sholc sot tha se propozimi i presidentit amerikan Donald Tramp për shpërnguljen e palestinezëve nga Gaza në Egjipt ose Jordan është "i papranueshëm" dhe e përsëriti mbështjetjen e tij për zgjidhjen me dy shtete - Palestina dhe Izraeli.

"Të gjitha planet për shpërngulje, ideja se qytetarët e Gazës do të dëbohen nga atje në Egjipt ose Jordan, janë të papranueshme", tha Sholc.

Ai e përsëriti mbështetjen e tij për zgjidhje me dy shtete, ku palestinezët dhe izraelitët do të jetojnë të qetë njëri me tjetrin, por që Autoriteti Palestinez duhet ta marrë përgjegjësinë për Gazën.

"Nuk duhet të shpërdorohet shpresa e brishtë për paqen që tani është e mundur", tha Sholc, duke iu referuar marrëveshjes së fundit për armëpushimin.

Disa miliona palestinezë tashmë jetojnë në Jordan, ndërsa dhjetëra mijë në Egjipt, ndërsa qeveritë e dy vendeve hodhën poshtë propozimin e Trampit.

Gjermania është ndër furnizuesit kryesorë të armëve të Izraelit dhe eksporti u rrit 10 herë në vitin 2023, viti kur filloi lufta në Gaza. sa/

foto: EPA

Остани поврзан