• сабота, 21 февруари 2026

SHGM shënon 80 vjetorin e ekzistencës me një ceremoni solemne në Operën dhe Baletin Nacional

SHGM shënon 80 vjetorin e ekzistencës me një ceremoni solemne në Operën dhe Baletin Nacional

Shkup, 17 shkurt 2026 (MIA) - Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) sonte me ceremoni solemne në Operën dhe Baletin Nacional do ta shënojë jubileun e saj – 80 vjet nga themelimi.

Siç kumtojnë nga SHGM-ja, në kuadër të ngjarjes do të ndahen çmimet vjetore: "Kërste Petkov Misirkov" për vepër jetësore, "Jashar Erebara" për gazetari hulumtuese për vitin 2025, si dhe Çmimi për raportimin më të mirë gazetaresk për tema me rëndësi lokale dhe rajonale për vitin 2025.

"Jubileu përfaqëson një moment të rëndësishëm për një retrospektivë të tetë dekadave të punës së përkushtuar në mbrojtjen e profesionit të gazetarisë, lirisë së shprehjes dhe interesit publik, qëndron në kumtesën nga SHGM-ja. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан