Shembje në rrugën Kërçovë-Gostivar afër Kolarit, në Lisec-Kodër e Diellit ndalesë për autobusë dhe kamionë
- Në drejtimin rrugor Kërçovë - Gostivar për shkak të një shembjeje të madhe afër fshatit Kolari prej orës 7 në mëngjes është vendosur qarkullim alternativ nëpër një korsi në gjatësi prej 30 metrave, informoi Qendra informative-dispeçere e NP "Rrugët e Maqedonisë".
Shkup, 15 shkurt 2026 (MIA) - Në drejtimin rrugor Kërçovë - Gostivar për shkak të një shembjeje të madhe afër fshatit Kolari prej orës 7 në mëngjes është vendosur qarkullim alternativ nëpër një korsi në gjatësi prej 30 metrave, informoi Qendra informative-dispeçere e NP "Rrugët e Maqedonisë".
Për shkak të shembjes komunikacioni në rrugën Kërçovë - Gostivar prej orës 5:40 ishte ndërprerë tërësisht.
LAMM informon se prej orës 5:45 në drejtimin rrugor fshati Lisec - Kodër e Diellit është vendosur ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda ngarkuese dhe autobusëve.
"Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufutare nga ana e vendit tonë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi", thonë nga LAMM.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Në fuqi është obligimi ligjor për posedim të obliguar të pajisjes dimërore në automjete. ab/
foto: МIА arkivi