SHBA-ja përgatitë veprime të mundshme kundër Havanës, Kremlini kundër çdo presioni ndaj Kubës
- Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) përgatisin "një seri planesh emergjente" që lidhen me Kubën dhe mbeten të gatshëm të zbatojnë urdhrat e presidentit Donald Tramp.
Uashington/Moskë, 16 prill 2026 (MIA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) përgatisin "një seri planesh emergjente" që lidhen me Kubën dhe mbeten të gatshëm të zbatojnë urdhrat e presidentit Donald Tramp.
Nga Pentagoni në përgjigjen ndaj pyetjes nga mediat ruse, nëse SHBA planifikon operacion ushtarak kundër Havanës, thonë se nuk do të komentojnë "skenarët hipotetike", por konfirmojnë ekzistimin e planeve të ndryshme operative që mund të aktivizohen nëse është e nevojshme.
Mediat amerikane bënë të ditur se Pentagoni tashmë ka filluar përgatitjet për një operacion të mundshëm në Kubë, duke cituar burime të informuara.
Presidenti kubanez Migel Diaz-Kanel deklaroi se SHBA-ja nuk ka asnjë justifikim për ndërhyrje ushtarake apo përpjekje për ta rrëzuar atë nga froni.
"Nuk shoh asnjë justifikim për agresionin amerikan apo ndonjë operacion të rëndësishëm kundër Kubës", tha Diaz-Kanel, duke shtuar se vendi do të mbrohet në rast sulmi.
Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov tha se Rusia është kundër çdo forme të presionit ndaj Kubës.
"Kuba është një partner dhe mik i hershëm i Rusisë. Nuk do donim të shihnim një invazion, bllokadë apo ndonjë presion tjetër mbi atë vend", deklaroi Peskovi.
Ai shtoi se Moska nuk do të komentojë qëllimet gjeopolitike të SHBA-së, duke shtuar se këto çështje janë brenda kompetencave të udhëheqësisë amerikane.
foto/arkivi i MIA-s