• петок, 13 март 2026

SHBA paralajmëron civilët të shmangin portet e përdorura nga forcat iraniane

SHBA paralajmëron civilët të shmangin portet e përdorura nga forcat iraniane

Uashington, 11 mars 2026 (MIA) - Komanda Qendrore e SHBA-së (Centkom) ka paralajmëruar civilët në Iran që të "shmangin menjëherë" të gjitha portet përgjatë Ngushticës së Hormuzit ku operojnë forcat detare iraniane. 

Centkom kumtoi se "regjimi iranian po përdor portet civile për operacione ushtarake që kërcënojnë lundrimin ndërkombëtar". 

"Ky veprim i rrezikshëm rrezikon jetën e njerëzve të pafajshëm”, theksohet në mesazhin paralajmërues.

Ai shton se portet civile të përdorura për qëllime ushtarake humbasin statusin e tyre të mbrojtur dhe bëhen "objektiva legjitime ushtarake sipas ligjit ndërkombëtar".

Më parë, Centkom publikoi pamje të asaj që e përshkroi si shkatërrimin e 16 anijeve iraniane për vendosjen e minave në afërsi rë Ngushticës së Hormuzit. rq/

Остани поврзан