• сабота, 14 март 2026

SHBA-ja ofron shpërblim deri 10 milionë dollarë për informata për Moxhtaba Hamnein dhe funksionarë tjerë të lartë iranianë

SHBA-ja ofron shpërblim deri 10 milionë dollarë për informata për Moxhtaba Hamnein dhe funksionarë tjerë të lartë iranianë

Uashington, 13 mars 2026 (MIA) - Programi "Shpërblime për drejtësi" (Rewards for Justice) i Departamentit të Shtetit të SHBA-së ka bërë thirrje për informata për "liderët terroristë iranianë", duke përfshirë edhe Moxhtaba Hamnein.

Departamenti i Shtetit ka përcaktuar çmim deri 10 milionë dollarë.

"Këta individë komandojnë me elemente të ndryshme të Gardës revolucionare iraniane (IRCG), e cila planifikon, organizon dhe zbaton terrorizëm mbarë botën", thuhet në publikim.

Funksionarët, për të cilët SHBA-ja po kërkon informacione, e përfshijnë ministrin e Inteligjencës, Esmail Hatib, zëvendës-shefin e Kabinetit, Ali Asgar Hexhazi, gjeneral majorin Jahja Rahim Safavi, gjeneralin e Brigadës, Eskandar Momeni dhe sekretarin e Këshillit suprem, Ali Larixhani.

Sot paraprakisht, Larixhani iu bashkua protestave për Ditën e Al-Kudsit në Teheran dhe postoi foto nga pjesëmarrja e tij. bsh/

Foto: Departamenti i Shtetit

Фото: Стејт департмент

Остани поврзан