• петок, 13 март 2026

SHBA-ja lejoi blerje të përkohshme të naftës ruse të bllokuar në det

SHBA-ja lejoi blerje të përkohshme të naftës ruse të bllokuar në det

Uashington, 13 mars 2026 (MIA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) lëshuan dje një autorizim të përkohshëm duke u lejuar vendeve të blejnë naftë ruse që për momentin është bllokuar në det, ndërsa Uashingtoni përpiqet të stabilizojë tregjet e energjisë të prekura nga lufta që përfshin Iranin, transmeton DPA.

Ministri i Financave, Skot Besant deklaroi në Iks se masa kishte për qëllim "të rriste shtrirjen globale të furnizimeve të rregullta".

"Kjo masë e përshtatur ngushtë, afatshkurtër zbatohet vetëm për naftën që është tashmë në transit dhe nuk do të ofrojë një përfitim të konsiderueshëm financiar për qeverinë ruse e cila merr pjesën më të madhe të të ardhurave të saj nga energjia nga taksat e vlerësuara në pikën e nxjerrjes", tha ai, citohet nga agjencia gjermane.

Licenca lejon dorëzimin dhe shitjen e naftës bruto ruse dhe produkteve të naftës që janë ngarkuar tashmë në anije që nga 12 marsi, theksohet në dokumentin e lëshuar nga Zyra e kontrollit të aseteve të huaja të Ministrisë së Financave.

Autorizimi mbetet në fuqi deri më 11 prill në mesnatë sipas orës lokale në Uashington, transmeton DPA.

Ky veprim vjen në një kohë kur tregjet energjetike janë tronditur nga lufta në Lindjen e Mesme. Transporti detar përmes Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme në botë për eksportet globale të naftës, është ngadalësuar ndjeshëm për shkak të frikës nga sulmet iraniane.

Disa ditë më parë, SHBA-ja miratoi atë që India në 30 ditët e ardhshme të mund të blejë naftë ruse që është tashmë në det, thekson DPA.

Foto: arkivi i MIA-s

 

Тагови

Остани поврзан