• сабота, 16 мај 2026

SHBA-ja kreu sulm të ri në Detin e Karaibeve: Dy të vdekur në aksionin kundër karteleve të drogës

SHBA-ja kreu sulm të ri në Detin e Karaibeve: Dy të vdekur në aksionin kundër karteleve të drogës

Uashington, 5 maj 2026 (MIA) - Forcat e armatosura amerikane kumtuan se mbrëmë kanë kr sulm të ri ndaj një objekti lundrues, i cili, sipas vlerësimeve të veta, ishte shfrytëzuar për tregti me drogë në Detin e Karaibeve, me ç'rast jetën e humbën dy persona.

Fushata e administratës së presidentit Donald Tramp për sulme ndaj objekteve lundruese të dyshuara për ttregti me drogë në ujërat rreth Amerikës Latine filloi në fillim të shtatorit. Deri më tani janë vrarë së paku 188 persona. Edhe përkundër luftës me Iranin në javët e fundit, sulmet u intensifikuan, që, sipas disa analistëve të caktuar, treguan për atë se masat agresive të administratës për asgjësim të "narkoterrorizmit" në hemisferën perëndimore nuk dobësohen.

Forcat e armatosura amerikane tani për tani nuk prezantuan dëshmi se dikush nga objektet e goditura lundruese me të vërtetë ka transportuar drogë. Si edhe në kumtesat e kaluara, Komanda jugore e SHBA-së theksoi se cak ishin tregtarët e dyshimtë me drogë të cilët kanë lëvizur nëpër ruta të njohura për kontrabandë. Në platformën X u publikua video në të cilën shihet një objekt i shkatërruar lundrues, i kapluar nga flakët.

🚨 Two killed in targeting of American military vessel in Caribbean Sea pic.twitter.com/pj8O15nn3l

— Middle East Conflict Tracker (@MEC_Tracker) May 5, 2026

Presidenti Tramp deklaroi se SHBA-ja është në "konflikt të armatosur" me kartelet në Amerikën Latine dhe se sulmet janë të domosdoshme që të ndalet vala e drogës në vend. Administrata e tij, megjithatë, nuk prezantoi dëshmi të rëndësishme në mbështetje të pohimeve se po eliminihen "narkoterroristë". Ndërkohë, kritikët shprehin dyshime nëse sulmet e këtilla ndaj objekteve lundruese janë në pajtim me legjislaturën amerikane. ab/

foto: printskrin

Остани поврзан