SHBA-ja konfiskoi anije nën flamurin iranian në afërsi të Hormuzit, Teherani premton përgjigje
- Forcat amerikane hasën dhe morën kontrollin e një anijeje ngarkuese nën flamurin iranian në Gjirin e Omanit, pasi që tentoi ta depërtojë bllokadën detare në afërsi të ngushticës së Hormkuzit, deklaroi presidenti Donald Tramp, përderisa Teherani premtoi se do të përgjigjet.
Uashington, 20 prill 2026 (MIA) - Forcat amerikane hasën dhe morën kontrollin e një anijeje ngarkuese nën flamurin iranian në Gjirin e Omanit, pasi që tentoi ta depërtojë bllokadën detare në afërsi të ngushticës së Hormkuzit, deklaroi presidenti Donald Tramp, përderisa Teherani premtoi se do të përgjigjet.
Irani "së shpejti do të përgjigjet", transmetoi Press TV, mediume i afërt me kryesinë e vendit, duke e cituar komandën e përbashkët ushtarake të iranit, transmetoi DPA.
Trampi në platformën e tij Truth Social dje kumtoi se anija, e identifikaur si TOUSKA, tentoi ta anashkalojë bllokadën detare amerikane. Ai e përshkruajti anijen si të gjatë pothuajse 274 metra dhe me peshë të njejtë me një mbajtës aeroplani.
Sipas Trampit, ekuipazhi i ka injoruar sinjalet për paralajmërim, pas çka shkatërruesi amerikan USS Spruance ka shtënë në repartin mekanik të anijes, me çka e ka ndalur. "Kemi mbikëqyrje të plotë të anijes dhe po kontrollojmë çfarë ka në të", shkroi ai.
Komanda qendrore e SHBA-së (Centkom) kumtoi në X se anija ishte rrugës drejt qytetit port iranian Bandar Abas në ngushticën e Hormuzit, Ushtria amerikane dha paralajmërime për më shumë se gjashtë orë, por ekuipazhi nuk i ka respektuar, thuhet në kumtesë.
USS Spruance më pas e ka urdhëruar ekuipazhin ta evakuojë repartin mekanik para se ta neutralizojë sistemin e anijes me disa të shtëna, sipas Centkom.
SHBA-ja vendosi kufizime për anijet që hyjnë apo dalin nga portet iraniane. Sipas komandës Centkom, tashmë 25 anije komerciale janë urdhëruar të kthehen në portet iraniane. Trampi shtoi se TOUSKA është në listën amerikane të sanksioneve për shkak të gjija aktiviteteve ilegale. Autoritetet tani po e hetojnë anijen dhe ngarkesën e saj.
Incidenti ndodhi disa orë pasi që Trampi deklaroi se negociuesit amerikanë sot do të jenë në Islamabad për bisedime të reja me iranin, por mediumet shtetërore iraniane kumtuan se Teherani e kundërshton mbajtjen e raundit të dytë të negociatave.
Pasi që raundi i parë i bisedimeve javën e kalaur në Pakistan përfundoi pa sukses, tehernai e refuzon takimin e dytë sepse kërkesat e tepruara të SHBA-së, ndryshimi i vazhdueshëm i kursit të Uashingtonit dhe bllokada e vazhduar detare e porteve iraniane nuk ofrojnë "kurfarë perspektive premtuese për negociata serioze", transmetoi agjencia shtetërore e lajmeve e Iranit, IRNA.
Agjencia raportimet për mbajtjen e raundit të dytë të negociatave i përshkruajti si fushatë mediatike të orkestruar nga SHBA-ja me qëllim që Teheranit t'i bëhet presion akoma më i madh përmes akuzave të ndërsjellta.
Presidenti iranian, Masud Pezeshkian e akuzoi SHBA-në për shkelje të marrëveshjes, duke e dënuar atë që e prëshkruajti si "veprime të vazhduara provokuese dhe ilegale" lidhur me bllokadën detare kundër Iranit.
Në bisedë telefonike me kryeministrin pakistanez, Shehbaz Sharif, Pezeshkian tha se këto masa paraqesin shkelje të qartë të ndërprerjes së zjarrit. Ai shtoi se aksionet e tilla, së bashku me kërcënimet nga presidenti amerikan, e thellojnë mosbesimin dhe paralajmëroi se Irani do të mbrohet fuqishëm nga SHBA-ja dhe Izraeli.
Trampi paraprakisht dje paralajmëroi se përfaqësues të SHBA-së do të jenë në Islamabad të hënën në mbrëmje për bisedime të mëtutjeshme, por nuk ak konfirmim zyrtar nga Teherani dhe negociuesit iranianë se do të jenëa tje. Burime nga Shtëpia e Bardhë deklaruan për DPA-në se delegacioni amerikan do t'i përfshijë nënpresidentin Xhej Di vens, i cili i kryesoi negociatat e javës së kaluar, si dhe të dërguarin e posaçëm Stiv Uitkof dhe dhëndrin e Trampit, Xhared Kushner. ab/