• сабота, 21 февруари 2026

SHBA-ja ju bëri thirrje shtetasve të saj të largohen nga Irani

SHBA-ja ju bëri thirrje shtetasve të saj të largohen nga Irani

Uashington, 6 shkurt 2026 (MIA) – SHBA-ja ju bëri thirrje shtetasve të saj që menjëherë të largohen nga Irani për shkaqe serioze të sigurisë, terrorizmit, trazirave, kidnapimeve dhe arrestimeve të qytetarëve amerikanë. 

Në kumtesën e Departamentit të Shtetit theksohet se shtetasit amerikanë në Iran përballen me “rrezik të lartë nga arrestimet e jashtëligjshme, arrestimet afatgjata, torturë dhe në raste individuale edhe dënim me vdekje”. 

Gjithashtu theksohet se qytetarët vetë duhet ta organizojnë largimin nga Irani, sepse administrata amerikane nuk mund tu ndihmojë për shkak të asaj që SHBA-ja nuk ka Ambasadë në Teheran. 

Paralajmërimi është dhënë në një moment kur SHBA-ja dhe Irani po negociojnë për programin bërthamor të Teheranit. Por, edhe për bisedimet në Oman ka informacione të ndryshme. 

Deri më tani vetëm Ministria e Punëve të Jashtme në Oman njoftoi se ministri Sajad Badr Albusadi ka realizuar takime të ndara me delegacionin iranian dhe amerikan. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан