SHBA-ja i ndërpret të gjitha lidhjet tregtare me Spanjën, paralajmëroi Trampi
- Presidenti amerikan, Donald Tramp kumtoi se SHBA-ja do ta ndërprejë tërë tregtinë me Spanjën, pasi që vendi nuk e lejoi ushtrinë amerikane t'i përdorë bazat e ssaj tregtare për misione lidhur me sulmet ndaj Iranit.
Uashington, 3 mars 2026 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp kumtoi se SHBA-ja do ta ndërprejë tërë tregtinë me Spanjën, pasi që vendi nuk e lejoi ushtrinë amerikane t'i përdorë bazat e ssaj tregtare për misione lidhur me sulmet ndaj Iranit.
"Spanja ishte e tmerrshme. I thashë (sekretarit amerikan të Financave) Skot Besantit t'i ndërpresë të gjitha raportet afariste me Spanjën. Nuk duam të kemi asgjë me Spanjën", tha Tramp gjatë konferencës së përbashkët me kancelarin gjerman, Fridrih Merc.
"El Pais" paraprakisht sot kumtoi se kryeministri spanjoll, Pedro Sançez vendossi të mos e lejojë SHBA-në të përdorë bazat ushtarake amerikane në Spanjë për operacione kundër Iranit, edhe përkundër pasojave politike nga një vendim i tillë.
Qeveria spanjolle kumtoi se nuk do të kontribuojë në asnjë mënyrë në luftën e kryesuar nga presidenti amerikan, Donald Tramp dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, duke vlerësuar se ky është konflikt pa bazë juridike ndërkombëtare dhe pa mandat të Kombeve të Bashkuara.
Qeveria spanjolle paraprakisht theksoi se e kundërshton regjimin iranian, por se hedhë poshtë një intervenim ushtarak pa qëllim të qartë dhe mandat ndërkombëtar.
Madridi thotë se do të vazhdojë të insistojë për deeskalim dhe kthim të negociatave, duke paralajmëruar se konflikti i vazhduar mund të ketë pasoja serioze për Evropën. ab/
Fotо: Arkivi