SHBA-ja do t'i japë OKB-së 1,8 miliardë dollarë për ndihmë humanitare
- Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t'u sigurojnë Kombeve të Bashkuara 1,8 miliardë dollarë ndihmë humanitare, deklaroi mbrëmë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guteresh, duke shtuar se paratë do të ndihmojnë për të arritur te “miliona njerëz me mbështetje që shpëton jetë”.
Nju-Jork, 15 maj 2026 (MIA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t'u sigurojnë Kombeve të Bashkuara 1,8 miliardë dollarë ndihmë humanitare, deklaroi mbrëmë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guteresh, duke shtuar se paratë do të ndihmojnë për të arritur te “miliona njerëz me mbështetje që shpëton jetë”.
Mjetet do të ndihmojnë në dërgimin e ndihmës për njerëzit e prekur nga kriza më e rëndë humanitare në botë, tha Guteresh.
SHBA-ja në dhjetor tashmë i ka dhënë dy miliardë dollarë Zyrës së OKB-së për koordinimin e punëve humanitare (OCHA).
Përpara se Presidenti Donald Tramp të merrte detyrën, kontributet financiare të SHBA-së për OCHA-n ndonjëherë ishin shumë më të larta.
SHBA-ja, gjithashtu, ende u detyrohet Kombeve të Bashkaura, të cilat përballen me kufizime financiare, miliarda dollarë për anëtarësim, rreth dy miliardë dollarë në buxhetin e rregullt dhe rreth 2,2 miliardë dollarë në buxhetin për misionet paqeruajtëse.
Tramp ka kritikuar vazhdimisht Kombet e Bashkuara. Gjatë mandatit të tij, Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga agjenci dhe marrëveshje të shumta të OKB-së nën patronazhin e OKB-së. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s