SHBA-ja dhe Azerbajxhani nënshkruan marrëveshje për partneritet strategjik
- – Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Azerbajxhani sot në Baku nënshkruan marrëveshje për partneritet strategjik, duke hapur kapitull të ri në bashkëpunimin ekonomik dhe të sigurisë ndërmjet dy vendeve.
Baku, 10 shkurt 2026 (MIA) – Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Azerbajxhani sot në Baku nënshkruan marrëveshje për partneritet strategjik, duke hapur kapitull të ri në bashkëpunimin ekonomik dhe të sigurisë ndërmjet dy vendeve.
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliev e nënshkroi marrëveshjen me nënpresidentin amerikan Xhej Di Vens, i cili është për vizitë në Baku pasi paraprakisht e vizitoi Armeninë fqinje.
Aliev tha se Baku dhe Uashingtoni po hyjnë në një fazë krejt të ndryshme të bashkëpunimit në sferën e shitjes së armës dhe inteligjencës artificiale, me punë të përbashkët të vazhdueshme në sigurinë energjetike dhe luftën kundër terrorizmit. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s