• сабота, 21 февруари 2026

SHBA tërhiqet nga dy komanda të rëndësishme në NATO, i ndërmarrin gjeneralë evropian

SHBA tërhiqet nga dy komanda të rëndësishme në NATO, i ndërmarrin gjeneralë evropian

Bruksel, 10 shkurt 2026 (MIA) - SHBA do t'ua dorëzojë zyrtarëve evropian dy pozita komanduese të larta në NATO - në Neapol, Itali dhe Norfolk, Virxhinia - deklaroi mbrëmë një burim ushtarak për mediat britanike.

Vendimi është në pajtim me kërkesat e presidentit amerikan Donald Tramp që kombet evropiane të ndërmarrin përgjegjësi më të madhe për sigurinë e tyre.

Administrata e tij dëshiron që NATO-ja, e dominuar prej kohësh nga SHBA të bëhet "një NATO e udhëhequr nga Evropa".

Si pjesë e ristrukturimit të komandës, oficerët evropian do ta ndërmarrin Komandën e bashkuar të forcave aleatë të NATO-s në Neapol dhe Komanda e bashkuar e forcave në Norfolk, të cilat aktualisht i udhëheqin admiralët amerikan, deklaroi burimi nën kushtin të mbetet anonim.

SHBA do të ndërmarrë tre komanda më të ulëta hierarkike.

I pyetur për ndryshimet e planifikuara, zyrtari i NATO-s tha: "Aleatët u pajtuan për një sistemim të ri të përgjegjësive të oficerëve të lartë në strukturën komanduese të NATO-s në të cilën aleatët evropian, duke i përfshirë edhe anëtarët më të rinj të NATO-s, do të luajnë një rol më të rëndësishëm në udhëheqësinë ushtarake të Aleancës".

Ambasadori amerikan në NATO, Methju Vitaker, paraprakisht i hodhi poshtë kritikat ndaj SHBA-së, duke pohuar se SHBA "nuk po përpiqet ta shpërbëjë NATO-n", njoftuan mediat franceze.

"Po përpiqemi ta forcojmë NATO-n, ndërsa jo të tërhiqemi nga ajo ose ta hedhim poshtë, por për ta bërë funksionale siç ishte menduar, përkatësisht si aleat nga 32 aleatësh të fortë dhe të aftë", shtoi ai. sa/

Foto: EPA

Остани поврзан