SHBA shkatërroi 16 anije iraniane për vendosjen e minave pranë Ngushticës së Hormuzit
- Komanda qendrore e forcave të armatosura të SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se forcat amerikane shkatërruan 16 anije iraniane që kishin për qëllim vendosjen e minave pranë Ngushticës së Hormuzit, e cila është strategjikisht e rëndësishme.
Uashington, 11 mars 2026 (MIA) - Komanda qendrore e forcave të armatosura të SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se forcat amerikane shkatërruan 16 anije iraniane që kishin për qëllim vendosjen e minave pranë Ngushticës së Hormuzit, e cila është strategjikisht e rëndësishme.
Aksioni u krye dje, pasi presidenti i SHBA-së Donald Tramp e kërcënoi më parë Teheranin me pasoja të rënda ushtarake nëse ai vendoste të minonte korridorin kyç të transportit të naftës dhe gazit.
"Forcat amerikane kanë shkatërruar disa anije iraniane, përfshirë 16 minavënës, pranë Ngushticës së Hormuzit", njoftoi CENTCOM në rrjetin social "Iks".
Trampi më parë paralajmëroi se nëse konfirmohen raportet për aktivitete iraniane për minim në ngushticë, do të kishte një përgjigje të ashpër. "Nëse për ndonjë arsye vendosen mina dhe nuk hiqen menjëherë, pasojat ushtarake për Iranin do të jenë në nivel të paparë", shkroi ai në platformën e tij Truth Social, megjithëse shtoi se nuk kishte konfirmim të pavarur se kalimi ishte minuar tashmë.
Sipas burimeve të Si-En-En, Irani thuhet se ka vendosur dhjetëra mina në ujërat strategjike ditët e fundit. Ekspertët paralajmërojnë se, megjithëse një pjesë e flotës është shkatërruar, Teherani ende ka kapacitetin për të vendosur qindra mina përgjatë rrugëve të transportit detar. Ngushtica e Hormuzit, rreth 55 kilometra e gjerë, konsiderohet si një nga pikat më kritike në botë për furnizimin me energjensa. sa/
foto: Uikipedia