• вторник, 17 март 2026

SHBA: Rubio i informon ligjvënësit amerikan për Iranin

SHBA: Rubio i informon ligjvënësit amerikan për Iranin

Uashington, 25 shkurt 2026 (MIA) - Sekretari shtetëror amerikan Marko Rubio sot i informon ligjvënësit amerikan për Iranin sepse SHBA sistemon fuqi të madhe ushtarake në Lindjen e Mesme, ndërsa presidenti amerikan Donald Tramp thotë se Iranit asnjëherë nuk do t'i lejohet të zhvillojë armë bërthamore.

Rubio mbajti një brifing të rrallë para ligjvënësve amerikan për Iranin vetëm disa orë para se Trampi ta mbajë fjalimin e tij për gjendjen e kombit para Kongresit.

Trampi tha se dëshiron ta zgjidh konfliktin me Iranin me mjete diplomatike duke pohuar se Teherani synon të zhvillojë raketa balistike që mund të arrijnë në SHBA, pa dhënë detaje shtesë, publikon "Gardian".

"Ata tani zhvilluan raketa që mund ta rrezikojnë Evropën dhe bazat tona në vendet e huaja dhe punojnë në ndërtimin e raketave që mund të arrijnë në SHBA. Ne jemi në negociata me ta. Ata duan të arrijnë marrëveshje, por nuk i kemi dëgjuar se thonë që asnjëherë nuk do të kemi armë bërthamore", tha Rubio.

Rubio për herë të fundit mbajti takim të tillë më 5 janar, një ditë pasi SHBA filloi një operacion të suksesshëm për arrestimin e presidentit të Venezuelës Nikolas Maduro. sa/

foto: Arkivi

Остани поврзан