• четврток, 19 март 2026

SHBA dhe Izraeli filluan sulmin e përbashkët ndaj Iranit, objektiv është kompleksi presidencial iranian

SHBA dhe Izraeli filluan sulmin e përbashkët ndaj Iranit, objektiv është kompleksi presidencial iranian

Tel Aviv, 28 shkurt 2026 (MIA) - SHBA mori pjesë në sulmet në mëngjes ndaj Iranit së bashku me Izraelin, konfirmoi një zyrtar amerikan për "Tajms of Izrael".

Sipas një burimi izraelit të sigurisë, sulmi rrjedhës është një operacion i përbashkët amerikano-izraelit.

Raporte të pakonfirmuara tregojnë se një nga objektivat e sulmit është kompleksi presidencial iranian, si dhe shtëpitë e liderëve iranian, sipas informatave nga opozita iraniane.

Sulmet janë kahëzuar edhe ndaj lokacioneve nga të cilat Irani mund ta rrezikojë Izraelin.

Ora e saktë e sulmit aktualisht ndryshon nga burimi në burim, por besohet se me siguri ka filluar në orën 5:30 të mëngjesit të sotëm sipas kohës së Maqedonisë, ose rreth orës 7 të mëngjesit në Teheran. sa/

foto: EPA

Остани поврзан