• петок, 13 март 2026

SHBA: Bastisje në ish fermën e Xhefri Epstin në Meksiko të Re

SHBA: Bastisje në ish fermën e Xhefri Epstin në Meksiko të Re

Santa Fe, 10 mars 2026 (MIA) - Hetuesit në shtetin amerikan të Meksikos së Re kanë filluar një kërkim në ish fermën e autorit të dënuar për krime seksuale, Xhefri Epstin, ku financuesi i ndjerë dhe bashkëpunëtorët e tij u akuzuan për abuzim seksual me gra dhe vajza, thanë autoritetet shtetërore.

Mediat theksojnë se autoritetet po veprojnë në bazë të informacionit të ri të përfshirë në dokumentet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së në janar, duke përfshirë një pretendim se Epstin urdhëroi që trupat e dy vajzave të varroseshin në kodrat pranë pronës.

Sipas dëshmitarëve okularë, në bastisje u përdorën edhe qen të trajnuar posaçërisht, si dhe u vunë re anëtarë të policisë shtetërore dhe një automjet i shërbimit të zjarrfikësve dhe shpëtimit.

Muajin e kaluar, Meksiko e Reu bë shteti i parë amerikan që krijoi një "komision të së vërtetës" legjislativ për të hetuar korrupsionin e mundshëm publik që i lejoi Epstinit të vepronte fshehurazi në fermë për 26 vjet.

Prona e Epstin u shit në vitin 2023 te biznesmeni nga Teksasi, Don Hafins, i cili e riemërtoi atë në San Rafael Ranç. Pronarët e rinj po bashkëpunojnë me hetimin dhe kanë lejuar akses për bastisje", njoftoi Departamenti. sa/

foto: arkivi

Остани поврзан