• четврток, 16 април 2026

Shënohet Dita e Shtatmadhorisë dhe gjashtëvjetori i anëtarësimit në NATO

Shënohet Dita e Shtatmadhorisë dhe gjashtëvjetori i anëtarësimit në NATO

Shkup, 27 mars 2026 (MIA) - Anëtarët e Shtatmadhorisë sot shënuan Ditën e Shtatmadhorisë dhe gjashtëvjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Në kremtimin, përveç ministrit të Mbrojtjes Vlado Misajlovski dhe shefit të Shtatmadhorisë, gjeneral major Sashko Lafçiski, morën pjesë edhe zëvendësministri i Mbrojtjes Admir Shabani, ish-shefa të Shtatmadhorisë, gjeneralë aktivë dhe në pension, përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes, si dhe komandantë njësive të Shtatmadhorisë së Armatës.

Ministri i Mbrojtjes, Vlado Misajlovski në fjalimin e tij para të pranishmëve shpreshu falënderim deri te të gjithë anëtarët aktualë dhe të mëparshëm të Shtatmadhorisë, organi më i lartë profesional në Armatë që merr vendime strategjike për atë se si do të duket Armata e Maqedonisë nesër, pas pesë viteve, pas dhjetë viteve. 

"Përkushtimi, vizioni juaj, përfshirë krijimin e planeve për pajisjen dhe modernizimin e Armatës, na tregon drejtimin që duhet të ndjekim për të pasur një Armatë të fortë, të aftë të përmbushë detyrimin e saj kushtetues, që është një shtet i sigurt dhe i mbrojtur", tha Ministri i Mbrojtjes.

Misajlovski shtoi se sinergjia që ekziston midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës është e qartë dhe e dukshme.

"Do të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë. Do të vazhdojmë me të njëjtin përkushtim, me të njëjtën dashuri për atdheun, që së bashku ta zhvillojmë Armatën e Maqedonisë", tha Misajllovski. ls/ 

Foto: MB

Остани поврзан