• сабота, 16 мај 2026

Sezoni i shirave në Kenia shkaktoi vdekjen e 18 personave për një javë, 54.000 amvisëri janë prekur

Sezoni i shirave në Kenia shkaktoi vdekjen e 18 personave për një javë, 54.000 amvisëri janë prekur

Najrobi, 4 maj 2026 (MIA) - Përmbytjet e fundit të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut në Kenia morën 18 jetë gjatë javës së fundit, njoftoi policia, me ç'rast shumica e rasteve të vdekjes kanë ndodhur nga mbytja.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kenias, mbi 54.000 amvisëri në mbarë vendin janë prekur nga përmbytjet, nga të cilat 6.000 janë në kryeqytetin e Najrobit.

Dhjetëra shkolla dhe spitale në mbarë vendin janë përmbytur, ndërsa 17 rrugë janë të bllokuara.

Rëshqitjet e tokës gjithashtu detyruan mijëra njerëz të zhvendosen nga pjesa perëndimore e luginës Rift, ndërsa njerëzit që jetojnë përgjatë rrymave të lumenjve Tana dhe Ati janë thirrur të zhvendosen në vendet më të larta, sepse niveli i ujit në akumulimet hidroelektrike në vend po rritet.

Shërbimi meteorologjik kenian paralajmëroi se priten që reshjet e përforcuara të vazhdojnë gjatë dy javëve të para të majit.

Shirat e rrëmbyeshëm në vend filluan në mars, në fillim të sezonit të shirave, dhe lanë pas vetes shkatërrim, me ç'rast deri në fund të marsit humbën jetën mbi 100 persona. sa/

Foto: EPA arkivi

Остани поврзан