• сабота, 21 февруари 2026

Sesioni i KNBE - MK: "Standardet evropiane për mekanizma disiplinorë dhe zgjedhorë në gjyqësor si element kyç i sundimit të drejtësisë"

Sesioni i KNBE - MK:

Shkup, 12 shkurt 2026 (MIA) - Konventa nacionale për Bashkimi Evropian në Maqedoninë e Veriut do të jetë nikoqire e Sesionit të 18-të Grupit punues 3 - Gjyqësori dhe të drejtat themelore (Kapitulli 23) me temë "Standardet evropiane për mekanizma disiplinorë dhe zgjedhorë në gjyqësor si element kyç i sundimit të drejtësisë", në organizim të Lëvizjes Evropiane.

Diskutimi, siç informoi organizatori, do të orientohet drejt proceseve vijuese reformuese në gjyqësor, ndërsa fokus i veçantë do të vendoset në zgjidhjet ligjore nga perspektiva e mekanizmave disiplinorë dhe zgjedhor, si dhe kapaciteti i tyre institucional që të vendosin balanc të qëndrueshëm dhe funksional mes pavarësisë dhe llogaridhënies së organit juridik. Gjithashtu, do të shqyrtohet edhe shkalla e harmonizimit të tyre me standarde dhe rekomandime relevante evropiane.

Fjalim hyrës në temë, siç është paralajmëruar do të kenë ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, shefi i misionit të OSBE-së, ambadsadori Kilian Val dhe drejtoresha e Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë, Irina Trajkoska-Strezoski, ndërsa në sesion do të marrin pjesë edhe profesionistë nga gjyqësori, përfaqësues institucionalë, ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Projekti Konventa kombëtare për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut është një platformë për përfshirjen e sektorit civil në debate mbi tema që lidhen me procesin e integrimit evropian, me qëllim përgatitjen e të gjitha kapaciteteve të vendit për procesin e ardhshëm të negociatave me BE-në. Projekti zbatohet nga Lëvizja Evropiane në Maqedoninë e Veriut dhe financohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut. mb/

Foto: MIA

 

Остани поврзан