Senatori Kenedi: Duhet të bëjmë më shumë për t'i ulur shpenzimet për jetën e amerikanëve
- Senatori Xhon Kenedi në potkastin e mbrëmshëm "Shou i Ben Shapiro", deklaroi se është krenar për punën që e përfunduan presidenti Donald Tramp dhe republikanët në Kongres për uljen e inflacionit në SHBA.
Uashington, 10 shkurt 2026 (MIA) - Senatori Xhon Kenedi në potkastin e mbrëmshëm "Shou i Ben Shapiro", deklaroi se është krenar për punën që e përfunduan presidenti Donald Tramp dhe republikanët në Kongres për uljen e inflacionit në SHBA.
"Presidenti Tramp dhe republikanët në Kongres, mendoj, kanë bërë një punë mjaft të mirë për uljen e inflacionit nga nëntë në tre për qind, por duhet të bëjmë më shumë", theksoi Kenedi.
Senatori Kenedi tha se nëse ai do të vendosë do ta kishte miratuar çdo ligj për uljen e shpenzimeve të amerikanëve.
Sipas tij, përmes rregulloreve mund të stimulohet ekonomia e SHBA-së.
"Unë di për mbi 200 ndryshime tatimore që mund t'i bëjmë për ta stimuluar ekonominë dhe t'i rrisim pagat e njerëzve, ndërsa ne nuk e bëjmë atë. Dhe mendoj se ky është një gabim i madh", theksoi Kenedi.
Ai dërgoi kritika edhe ndaj, siç e quajtu "mik i mirë" liderit të republikanëve në Senat, Xhon Tun.
Vetëm ai mund të sjellë ligj në seancën e Senatit. Nuk mund ta detyroj ta bëjë atë të miratojë ligje për zgjidhjen e shpenzimeve për jetesë në Amerikë, citoi senatori Kenedi.
Ai shtoi se ende nuk e ka bindur republikanin Tun "ndërsa koha kalon", por ai do të vazhdojë ta bindë atë. sa/
foto: EPA