Senati nuk e votoi Rezolutën për kufizimin e autorizimeve ushtarake të Trampit
- Senati nuk votoi për Rezolutën për kufizimin e autorizimeve ushtarake të presidentit amerikan, Donald Tramp, në konfliktin me Iranin.
Uashington, 5 mars 2026 (MIA) - Senati nuk votoi për Rezolutën për kufizimin e autorizimeve ushtarake të presidentit amerikan, Donald Tramp, në konfliktin me Iranin.
Rezoluta në të cilën kërkohet ndërprerja e të gjitha armiqësive kundër Iranit, e cila nuk u miratua nga Kongresi, u propozua nga senatori demokrat Tim Kejn. "Kundër" iniciativës së tij u deklaruan 53 senatorë, ndërsa 47 votuan "për".
I vetmi demokrat i cili votoi kundër ishte senatori i Pensilvanisë, Xhon Fetermen, ndërsa për votoi senatori i Kentukit, Rand Pol.
"Donald Trampi e ka zhytur Amerikën në një konflikt pa qëllime të qarta, pa një plan dhe pa autorizim nga Kongresi", deklaroi para votuesve lideri demokrat i Senatit, Çak Shumer.
Kongresi ka autoritetin për të shpallur luftë, por Rezoluta e pushteteve të luftës u përdor për herë të parë si përgjigje e Luftës së Vietnamit në vitin 1973, duke i lejuar presidentit të iniciojë një ndërhyrje të kufizuar ushtarake për t'iu përgjigjur një kërcënimi të menjëhershëm ndaj SHBA-së.
Demokratët pretendojnë se në rastin e Iranit nuk kishte asnjë kërcënim të menjëhershëm për SHBA-në.
Për Rezolutën sot do të votohet në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa për shkak të shumicës republikane, pritet një rezultat i ngjashëm.
Foto: arkivi i MIA-s