Senati amerikan sot do të votojë për luftën kundër Iranit
- – Senati amerikan do të votojë për vendimin e presidentit amerikan Donald Tramp që të fillojë konflikt me Iranin, njoftuan mediat amerikane, duke e raportuar vlerësimin se kjo është hera e parë një pjesë e Kongresit formalisht ta shqyrtojë të drejtën e aksionit ushtarak në këtë konflikt.
Uashington, 4 mars 2026 (MIA) – Senati amerikan do të votojë për vendimin e presidentit amerikan Donald Tramp që të fillojë konflikt me Iranin, njoftuan mediat amerikane, duke e raportuar vlerësimin se kjo është hera e parë një pjesë e Kongresit formalisht ta shqyrtojë të drejtën e aksionit ushtarak në këtë konflikt.
Rezoluta për autorizimet ushtarake u jep të drejtë ligjvënësve të kërkojnë leje para vazhdimit të aksionit ushtarak.
Ligj i ngjashëm shqyrtohet edhe në Dhomën e Përfaqësuesve, por dy propozimet kanë mundësi të vogla të kalojnë përgjatë Kongresit republikan dhe Trampi sipas gjitha gjasave do t’i refuzonte edhe nëse miratohen, theksojnë mediat amerikane.
Votimi është cilësuar si moment kyç për ligjvënësit, sepse vendimet për konfliktin pesëditësh, në të cilin Trampi hyri pa leje nga Kongresi – mund ta përcaktojnë fatin e trupave amerikane, qëndrueshmërisë rajonale dhe jetëve të mijëra civilëve.
Lideri i demokratëve në Senat, Çak Shumer, paralajmëroi se “luftërat pa qëllime të qarta nuk mbeten të vogla” dhe vlerësoi se ky konflikt është “luftë e zgjedhur”.
Përfaqësues të administratës së Trampit po bëjnë përpjekje t’i bindin ligjvënësit se situata është nën kontroll, theksojnë mediat amerikane.
Gati të gjithë senatorët republikanë planifikojnë të votojnë kundër rezolutës, derisa disa ende “dyshojnë” rreth shpërndarjes eventuale të trupave tokësore në Iran.
Liderët e Dhomës së Përfaqësuesve po përgatiten për debat intensiv dhe votim nesër, njoftuan mediat amerikane. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s