• понеделник, 20 април 2026

Sela pret Apeli të vendosë në dobi të tij lidhur me ASH-në, si alternativë tashmë formoi parti të re politike

Sela pret Apeli të vendosë në dobi të tij lidhur me ASH-në, si alternativë tashmë formoi parti të re politike

Shkup, 30 mars 2026 (MIA) - Deputeti Ziadin Sela pret gjykata më e lartë të vendosë në dobi të tij, për, sip tha, "Aleancën e vërtetë për shqiptarët" e kryesuar nga ai, në kontestin gjyqësor për kryesimin legjitim të partisë. Ai shtoi se tashmë ka formuar parti të re politike si alternativë nëse procesi juridik nuk përfundon në dobi të tij.

Sela sot në konferencë për shtyp në Kuvend konfirmoi se pas dy vendimeve paraprake të Gjykatës themelore në Tetovë, rasti është në procedurë para Apelit në Gostivar. Ai theksoi se të gjitha vendimet e skellura në dobi të krahut tjetër do të ankohen dhe se pritet përmirësim në instancat më të larta gjyqësore.

"Normalisht se do ta ankimojmë vendimin. Ankesa është parashtruar në Apel. Pres që gjykata ta konstatojë gjendjen e vërtetë në pajtim me statusin dhe vendimet e organeve të partisë", theksoi Sela.

Ai përkujtoi se, sipas tij, në vitin 2024 delegatët e kongresit me shumicë e shkarkuan Arben Taravarin, ndërsa vendimet u nënshkruan dhe iu bashkangjitën procedurës gjyqësore.

Sela saktësoi se që në gusht të vitit të kaluar, para zgjedhjeve lokale, formalisht ka regjistruar parti të repolitike, e cila do të vazhdojë të funksionojë si opsion rezervë nëse procesi gjyqësor për Aleancën për shqiptarët nuk përfundon në dobi të tij.

"Nëse procesi nuk shkon në dobinë tonë, vazhdojmë me partinë politike që tashmë e kemi formuar", theksoi Sela dhe u bëri thirrje deputetëve, të cilët, siç tha, e mbështesin linjën e tij politike për t'iu bashkuar. ab/

Foto: МIА

Остани поврзан