Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegset në dëgjim para Kongresit, për herë të parë që nga fillimi i luftës me Iranin
- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pit Hegset, sot do të paraqitet në dëgjim para anëtarëve të Kongresit, për herë të para që nga fillimi i luftës me Iranin.
Uashington, 29 prill 2026 (MIA) - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pit Hegset, sot do të paraqitet në dëgjim para anëtarëve të Kongresit, për herë të para që nga fillimi i luftës me Iranin.
Në dëgjimin para Komitetit për forcat e armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve do të shqyrtohet propozim-buxheti i armatës për vitin 2027, i cili parashikon rritje të shpenzimeve ushtarake në 1,5 trilion dollarë - më e madhja në historinë e SHBA-së.
Pritet që Hegset dhe shefi i Shtabit të përbashkët, Den Kejn, ta theksojnë nevojën e armatës për më shumë dronë, sisteme të mbrojtjes kundërajrore dhe anije, ndërsa demokratët me siguri do të fokusohen në shpenzimet në rritje të luftës në Iran, mungesën e municionit dhe rastin e bombardimit të një shkolle ku u vranë qindra fëmijë.
SHBA-ja dhe Izraeli nisën ndërhyrje ushtarake ndaj Iranit më 28 shkurt pa miratimin e Kongresit.
Demokratët në të dy dhomat e Kongresit nuk arritën të miratonin rezoluta që do ta detyronin presidentin Donald Tramp të ndalte konfliktin derisa të merrte pëlqimin e Kongresit për veprime të mëtejshme, ndërsa republikanët po i mbështesin ndërhyrjet e tij ushtarake.
Hegseti deri më tani ka shmangur pyetjet publike nga ligjvënësit për luftën, edhe pse ai dhe Kejn kanë mbajtur brifingje në Pentagon.
Pritet që dëgjimi i sotëm të përfshijë tema shumë më të gjera se buxheti, përfshirë edhe luftën në Iran. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s