Seguro dha betimin për president të Portugalisë
- – Presidenti i porsazgjedhur i Portugalisë, Antonio Zhoze Seguro sot dha betimin në Parlament.
Lisbonë, 9 mars 2026 (MIA) – Presidenti i porsazgjedhur i Portugalisë, Antonio Zhoze Seguro sot dha betimin në Parlament.
Seguro në inaugurim theksoi se do të punojë për stabilitet politik në Portugali, e cila kishte tri palë zgjedhje parlamentare për vetëm katër vjet.
“Do të bëj gjithçka që është në forcën time t’i jap fund kësaj çmendurie zgjedhore”, theksoi Seguro, me çka shprehu keqardhje që disa qeveri nuk kishin mundësi në tërësi t’i plotësonin mandatet e tyre.
Seguro premtoi se do të bashkëpunojë mirë me qeverinë qendrore të djathtë të kryeministrit Luiz Montenegro, i cili është në pushtet që nga viti 2024 dhe i cili nuk ka shumicë në parlament dhe bazohet në mbështetjen e socialistëve dhe të djathtës ekstreme.
Presidenti i Portugalisë kryesisht ka rol ceremonial, por në rast të krizës politike ai mund të jetë arbitër dhe ka forcë ta shpërndajë parlamentin dhe të caktojë zgjedhje të reja.
Seguro në fjalim foli edhe për luftërat në botë dhe bëri thirrje për qasje shumëpalëshe.
“Forca e ligjit është zëvendësuar me forcën e të fuqishmit”, theksoi Seguro.
Në ceremoni mori pjesë edhe mbreti i Spanjës, Felipe i gjashtë, si dhe presidentët e ish kolonive portugeze, në mesin e të cilëve Angola, Mozambiku dhe Ishujt e Kepit të Gjelbër.
Seguro fitoi në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 8 shkurt, duke e fituar kundërshtarin e tij Andre Ventura, liderin e së djathtës ekstreme. fc/
Foto: EPA