Seancë e Këshillit të Sigurimit për shkak të ngjarjeve në Lindjen e Mesme
- Pas konsultimeve të kryera presidentja Gordana Siljanovska Davkova për sot ka caktuar seancë të Këshillit të Sigurimit.
Shkup, 1 mars 2026 (MIA) - Pas konsultimeve të kryera presidentja Gordana Siljanovska Davkova për sot ka caktuar seancë të Këshillit të Sigurimit.
Siç njoftuan nga Kabineti i presidentes Siljanovska-Davkova, seanca do të fillojë në orën 18:00 në Vilën Vodno, ndërsa në rend dite do të jetë gjendja e sigurisë në vend pas ngjarjeve më të reja në Lindjen e Mesme.
Këshilli i Sigurimit është organi këshilldhënës më i lartë në shtet, i cili shqyrton çështjet e lidhura me sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës dhe i jep propozime Kuvendit dhe Qeverisë.
Kryetar i Këshillit të Sigurimit është presidentja Gordana Siljanovska Davkova.
Anëtarë të Këshillit të Sigurimit janë: kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski, ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski dhe Timço Mucunski, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, si dhe Xhevdet Hajredini, Malinka Ristevska Jordanova dhe Vlado Spiridonov. sa/
Foto: MIA Arkivi