Seancë e Komisionit të Kuvendit për mbikëqyrjen mbi zbatimin e masave për ndjekjen e komunikimeve
- Në Kuvend sot do të mbajë seancë Komisioni për mbikëqyrjen mbi zbatimin e masave për ndjekjen e komunikimeve.
Shkup, 25 shkurt 2026 (MIA) - Në Kuvend sot do të mbajë seancë Komisioni për mbikëqyrjen mbi zbatimin e masave për ndjekjen e komunikimeve.
Në rend dite të Komisionit është Raporti vjetor për punën e Komisionit për mbikëqyrjen mbi zbatimin e masave për ndjekjen e komunikimeve për vitin 2025.
Në raport theksohet se Komisioni, gjatë periudhës raportuese për vitin 2025, ka mbajtur katër seanca. Theksohet se gjatë vitit 2025, Komisioni nuk ka kryer mbikëqyrje mbi zbatimin e masave për ndjekjen e komunikimeve që realizohen nga organet e autorizuara, si dhe nuk ka kryer mbikëqyrje mbi operatorët dhe Agjencinë Teknike-Operative ATO.
Siç thuhet në Raport, për shkak të ndryshimeve kadrovike që kanë ndodhur me Vendimin për ndryshimin e vendimit për zgjedhjen e kryetarëve, zëvendëskryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të komisioneve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 118/25), përbërja e Komisionit është e paplotë, gjegjësishtë në vend të 4 anëtarëve dhe 4 zëvendësanëtarëve, numëron 3 anëtarë dhe 3 zëvendësanëtarë.
"Komisioni ende nuk ka angazhuar ekspertë teknikë për mbështetje të përhershme. Konkretisht, Komisioni nuk ka qenë në gjendje të bëjë përzgjedhjen e ekspertëve teknikë, duke pasur parasysh se në Thirrjen Publike për angazhimin e dy ekspertëve teknikë për mbështetje të përhershme të Komisionit nr. 19/6065-1, të datës 12 dhjetor 2024, është paraqitur vetëm një kandidat, i cili nuk i plotësonte kushtet e nevojshme për përzgjedhje. Duke marrë parasysh kompetencat e Komisionit, natyrën, kompleksitetin dhe ndjeshmërinë e çështjes që është objekt i punës së tij, si dhe mundësinë e punës me informacione, të dhëna dhe njohuri të klasifikuara që mund t’i marrin kryetari dhe anëtarët e Komisionit gjatë komunikimit dhe bashkëpunimit me organet kompetente, zbatohen dispozitat e Ligjit për Informacione të Klasifikuara ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 275/19), Rregullores së Kuvendit ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 248/23) dhe Rregullores për punën e Komisionit për mbikëqyrjen mbi zbatimin e masave për ndjekjen e komunikimeve nr. 19-5967/2, të datës 12 dhjetor 2024, si dhe masat nga rregulloret për sigurinë fizike, administrative, industriale dhe informatike të informacioneve të klasifikuara, varësisht nga niveli i klasifikimit", theksohet në raport.
Me qëllim përmirësimin dhe forcimin e mbikëqyrjes parlamentare dhe të pavarur, siç theksohet në raport, i gjithë përbërja e Komisionit, si dhe nëpunësit e Kuvendit që ofrojnë mbështetje për punën e Komisionit, janë të përfshirë në mënyrë aktive në aktivitetet e Programit për reformën e sektorit të inteligjencës dhe sigurisë 2021–2026, të organizuara nga Qendra e Gjenevës për qeverisjen e sektorit të sigurisë (DCAF), në bazë të Memorandumit për bashkëpunim të lidhur me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s