Seancë e KSHPK-së, do të shqyrtohet raporti për zbatimin e Strategjisë kombëtare për pengimin e korrupsionit dhe përplasjes së interesave
- Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit sot do ta mbajëë seancën e 30-të, ku në rend të ditës janë disa pika, mes të cilave edhe Raporti vjetor për punën e KSHPK-së për vitin 2025.
Shkup, 31 mars 2026 (MIA) - Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit sot do ta mbajëë seancën e 30-të, ku në rend të ditës janë disa pika, mes të cilave edhe Raporti vjetor për punën e KSHPK-së për vitin 2025.
Anëtarët e komisionit duhet ta shqyrtojnë edhe raportin vjetor për zbatimin e Strategjisë kombëtare për pengimin e korrupsionit dhe përplasjes së interesave 2021-2025 për periudhën 01.01.2025 deri 31.12.2025, si dhe raportin përfundimtar për zbatimin e Strategjisë kombëtare për pengimin e korrupsionit dhe përplasjes së interesave 2021-2025 për tërë periudhën pesëvjeçare.
Në rend të ditës është edhe Raporti i posaçëm për gjendjet e konfirmuara në financimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e përsëritura 2026, si dhe veprimin për denoncime nga informatorë. bsh/
Foto: MIA arkiv