Seancë e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të KB-së pas vdekjes së paqeruajtësve në Liban
- Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të mbajë takim urgjent sot pas vdekjes së tre paqeruajtësve indonezianë në Libanin jugor ku vazhdojnë konfrontimet ushtarake midis Izraelit dhe lëvizjes proiraniane Hezbollah.
Nju Jork, 31 mars 2026 (MIA) – Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të mbajë takim urgjent sot pas vdekjes së tre paqeruajtësve indonezianë në Libanin jugor ku vazhdojnë konfrontimet ushtarake midis Izraelit dhe lëvizjes proiraniane Hezbollah.
Takimi u thirr me kërkesë të Francës, ndërsa është planifikuar të fillojë në orën 13 sipas kohës së Evropës Qendrore, në një kohë kur Izraeli i ka urdhëruar ushtrisë së tij të zgjerojë një "zonë sigurie" në Liban ku po kryen sulme intensive dhe një ofensivë tokësore.
Misioni paqeruajtës i KB-së (UNIFIL) bëri të ditur se po hetonte rastin e dy paqeruajtësve indonezianë që u vranë "në një shpërthim të pashpjegueshëm që shkatërroi automjetin e tyre afër Bani Hajanit" në kufi. Edhe dy paqeruajtës të tjerë u plagosën në incidentin, kumtuan dje forcat ndërkombëtare.
Misioni UNIFIL-it i cili është vendosur në Libanin jugor që nga viti 1978 pas pushtimit të parë izraelit, më parë raportoi vdekjen e një paqeruajtësi tjetër indonezian të dielën në rrethana të ngjashme pranë kufirit me Izraelin.
Ushtria izraelite kumtoi sot se po hetonte incidentet, duke kërkuar që "të mos sillen konkluza të përkohshme" rreth përgjegjësisë së mundshme izraelite.
Foto: arkivi i MIA-s