• понеделник, 20 април 2026

Sanksionohet shoferi, drejtonte automjetin me shpejtësi prej 178 kilometra në orë

Sanksionohet shoferi, drejtonte automjetin me shpejtësi prej 178 kilometra në orë

Shkup, 30 mars 2026 (MIA) - Është sanksionuar një person nga Radovishi i cili drejtonte automjetin me shpejtësi prej 178 kilometra në orë jashtë vendbanimit. Siç informojnë nga MPB-ja, bëhet fjalë për P.K. (33) kundër të cilëve janë marrë masat e duhura. 

Njësiti Mobil i MPB-së dje pasdite, në orën 18:55, në rrugën ekspres Shtip – Radovish, kanë kapur P.K. me një automjet special – për matjen e shpejtësisë, është matur shpejtësia e lëvizjes së një automjeti të udhëtarëve “Mercedes” me targa të Shkupit, prej 178 kilometrash në orë jashtë vendbanimit, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 110 kilometra në orë. 
  
"Kontrollet në komunikacion me automjetet speciale – për matjen e shpejtësisë do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim në territorin e të gjithë shtetit, me qëllim sanksionimin e shkelësve, rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e pjesëmarrësve në komunikacion. Drejtimi i mjeteve motorike me shpejtësi më të madhe nfa ajo e lejuara është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore, të cilat më së shpeshti rezultojnë me pasoja të rënda për pasurinë, shëndetin dhe jetën. U bëjjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta", thekson MPB-ja në profilin e fejsbukut.  rq/

Foto: FB i MPB-së

Остани поврзан