• среда, 15 април 2026

Sandu: Sulmet ruse e ndërprenë lidhjen energjetike të Moldavisë me Evropën

Sandu: Sulmet ruse e ndërprenë lidhjen energjetike të Moldavisë me Evropën

Kishinjev, 24 mars 2026 (MIA) - Presidentja e Moldavisë, Maja Sandu sot kumtoi se sulmet e intensifikuara ruse ndaj Ukrainës e kanë ndërprerë lidhjen strategjike energjetike të Moldavisë me Evropën.

"Ekzistojnë edhe lidhje alternative, por situata mbetet jostabile. Vetëm Rusia mban përgjegjësi për ndërprerjen e furnizimit energjetik", shkroi Sandu në postin e publikuar në rrjetin socia X.

Ndërkohë Forcat ajrore ukrainase kumtuan se Rusia ka kryer sulme në territorin ukrainas me 392 dronë dhe 34 raketa.

Më pas mbrojtja kundërajrore ukrainase arriti të rrëzojë dhe të kapë 25 raketa dhe 365 dronë. ab/

foto/МIА arkivi

 

Остани поврзан