Samiti i BRIKS-it përfundoi pa kumtesë të përbashkët për shkak të qëndrimeve të ndryshme
- Samiti dyditësh i ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të BRIKS-it përfundoi në Nju-Delhi pa kumtesë të përbashkët për shkak të "qëndrimeve të ndryshme midis disa anëtarëve", për situatën në Lindjen e Afërt.
Nju-Delhi, 15 maj 2026 (MIA) - Samiti dyditësh i ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të BRIKS-it përfundoi në Nju-Delhi pa kumtesë të përbashkët për shkak të "qëndrimeve të ndryshme midis disa anëtarëve", për situatën në Lindjen e Afërt.
Në kumtesën e MPJ-së indiane citohet se vendet-anëtare i kanë shprehur "qëndrimet e tyre nacionale dhe kanë ndarë disa perspektiva", për sovranitetin, sigurinë detare dhe mbrojtjen e infrastrukturës civile dhe jetën e civilëve në Lindjen e Mesme.
Ministrat bënë thirrje në "armëpushim të drejtpërdrejtë, të përhershëm dhe pa kushte" në Rripin e Gazës, si qasje të plotë dhe të pandërprerë në enklavë.
Ata, gjithashtu e dënuan vendosjen e masave dhe sanksioneve të detyrueshme njëpalëshe të cilat nuk u miratuan nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Në takim u shpreh "brengë serioze" për tarifat njëpalëshe dhe masat jotarifore që nuk janë në pajtim me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë.
Paraprakisht, ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov deklaroi se disa vende kanë dorëzuar kërkesë për anëtarësim në organizatë, por që BRIKS nuk shpejton në zgjerimin e anëtarësisë së saj, sepse numri i anëtarëve është dyfishuar viteve të fundit.
"Ekzistojnë kushte kunkrete për anëtarësim me të drejtë të plotë", citoi Lavrov duke shtuar se interesimi i vendeve për BRIKS-in nuk ulet "edhe krahas shtypjes së Perëndimit".
Në takimin e BRIKS-it morën pjesë diplomatë nga Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut, si dhe përfaqësues të anëtarëve të sapopranuar. BRIKS është formuar në vitin 2006 nga Rusia, Kina, India dhe Brazili. Afrika e Jugut u përfshi në vitin 2011, Egjipti, Etiopia, Irani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në vitin 2024, ndërsa Indonezia në vitin 2025. Në listën e vendeve partnere janë edhe Bjellorusia, Bolivia, Kazakistani, Kuba, Malejzia, Tajlanda, Uganda, Uzbekistani dhe Nigeria. sa/
foto: EPA