Samit i biznesit Gjermani-Maqedoni
- "Zbatimi i teknologjisë, digjitalizimit dhe inteligjencës artificiale si nxitës të zhvillimit ekonomik" është tema e Samitit të biznesit Gjermani-Maqedoni që do të mbahet sot në Shkup në organizim të AHK të Maqedonisë së Veriut, pjesë e rrjetit të Odave ekonomike gjermane jashtë vendit dhe në bashkëpunim me Shoqatën e biznesit Gjermani-Maqedoni.
Shkup, 7 maj 2026 (MIA) - "Zbatimi i teknologjisë, digjitalizimit dhe inteligjencës artificiale si nxitës të zhvillimit ekonomik" është tema e Samitit të biznesit Gjermani-Maqedoni që do të mbahet sot në Shkup në organizim të AHK të Maqedonisë së Veriut, pjesë e rrjetit të Odave ekonomike gjermane jashtë vendit dhe në bashkëpunim me Shoqatën e biznesit Gjermani-Maqedoni.
Ngjarje do të mbledhë përfaqësues të lartë nga sektori i biznesit nga vendi, Gjermania dhe rajoni, ndërsa fjalim do të ketë edhe kryeministri Hristijan Mickoski.
Do të diskutohen perspektivat ekonomike të Maqedonisë së Veriut dhe roli i sektorit të TIK-ut, transformimi industrial, automatizimi dhe inovacioni, digjitalizimi në logjistikë dhe proceset e biznesit, roli i startup-eve në transformimin digjital dhe e ardhmja e ekonomisë digjitale dhe zbatimi i inteligjencës artificiale.
Në kuadër të samitit do të mbahet edhe ceremoni për ndarjen e Çmimit German-Macedonian Business Award. Do të shpërblehen kompanitë që kontribuojnë në transformimin ekonomik dhe inovacionin.
Foto: arkivi i MIA-s