• сабота, 16 мај 2026

Salvini: BE-ja na thotë ta fikim ngrohjen, a janë normalë

Salvini: BE-ja na thotë ta fikim ngrohjen, a janë normalë

Romë, 17 prill 2026 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit italian, Mateo Salvini deklaroi sot se përfaqësuesit e Bashkimit Evropian nuk janë normalë. Deklarata e tij erdhi pasi BE-ja propozoi që të fiket ngrohja në familje dhe zyra me qëllim zbutjen e krizës së karburantit dhe faturave të larta për shkak të luftës në Iran.

"Propozimet e Brukselit për të kapërcyer faturat e larta janë: fikni ngrohjen, punoni më pak, udhëtoni më pak dhe lani më pak. Nëse këto janë zgjidhjet për luftën në Iran dhe shpenzimet e larta të faturave dhe naftës, më tregoni, a janë ato normale në Bruksel?, theksoi Salvini.

Ai shtoi se BE-ja duhet të shfuqizojë Paktin e stabilitetit dhe kufizimet buxhetore.

"Ne paguajmë për Evropën dhe ne e mirëmbajmë atë", theksoi Salvini.

Komisari evropian i Energjisë, Dan Jorgensen ka propozuar masa kufizuese si puna nga shtëpia, kufizimet në lëvizjen e veturave të dielave dhe zvogëlim të udhëtimit me automjete private, duke u kërkuar shteteve anëtare të miratojnë sa më shumë nga dhjetë pikat e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë për shkak të shqetësimeve të mëdha në lidhje me sigurinë e furnizimit. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан