• сабота, 16 мај 2026
Sallatë me brokoli

Brokoli, proshuta krokante, rrushi i thatë dhe farat e lulediellit janë ushqime që kombinohen në mënyrë perfekte, kurse me një fetë bukë kemi vakt të mrekullueshëm.

Përbërësit:

1 kokë brokoli

1 qepë e kuqe

200 gram proshutë lope (e skuqur)

100 gram rrush të thatë

100 gram fara luledielli

Salca:

500 gram ajkë

3 lugë gjelle uthull balsamike

1 lugë gjelle mjaltë

Përgatitja:

Pritini brokolin në copa të vogla dhe ziejini shkurt në ujë të kripur. Kulloni brokolin dhe shtoni qepën e kuqe të grirë, proshutën e skuqur krokante, rrushin e thatë dhe farat e lulediellit. Për salcën: përzieni përbërësit ajkën, uthullën balsamike dhe mjaltin, hidheni mbi sallatën e brokolit dhe përziejini mirë.

 

Foto: Freepik

Тагови

Остани поврзан