Sali në takim me Rokas: Agjenda evropiane dhe reformat mbeten prioriteti kyç, me fokus në forcimin e kapaciteteve institucionale
- Ministri i Çështjeve Evropiane, Bekim Sali sot realizoi takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian, Mihalis Rokas.
Shkup, 12 janar 2026 (MIA) - Ministri i Çështjeve Evropiane, Bekim Sali sot realizoi takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian, Mihalis Rokas.
Siç informoi Sali përmes përmes një publikimi në Fejsbukun e tij, në takim është riafirmuar angazhimi i tij i qartë, si dhe angazhimi i Qeverisë, ndaj procesit të integrimit evropian.

"Agjenda evropiane dhe reformat e ndërlidhura me të mbeten prioritet kyç, me fokus në forcimin e kapaciteteve institucionale, ndërtimin e besimit të qytetarëve dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me Bashkimin Evropian për zbatimin efektiv të reformave. Vazhdojmë të përkushtuar në rrugën evropiane", ka shkruar Sali. ls/
Фото: Фејсбук на Беким Сали