Rënie e kufizuar e çmimeve të naftës
- – Çmimet e naftës sot u ulën pasi SHBA-ja filloi aksion për rihapje të Ngushticës së Hormuzit. Por, rënia e çmimeve është kufizuar dhe nafta blihet për më shumë se 110 dollarë për fuqi.
Londër, 5 maj 2026 (MIA) – Çmimet e naftës sot u ulën pasi SHBA-ja filloi aksion për rihapje të Ngushticës së Hormuzit. Por, rënia e çmimeve është kufizuar dhe nafta blihet për më shumë se 110 dollarë për fuqi.
Në Bursën e Londrës nafta Brent pasdite shitej për 112,61 dollarë për fuqi ose për 1,6 për qind më pak se çmimi i djeshëm në mbylljen e bursave. Dita e djeshme përfundoi me rritje të çmimit të naftës për 5,8 për qind.
Në bursat e SHBA-së çmimi i naftës së lehtë amerikane u ul për 2,5 dollarë dhe blihej për 103,92 dollarë. Ulja në krahasim me dje është 2,35 për qind, pasi rritja e djeshme ishte 4,4 për qind. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s