Rute: Evropa e kuptoi mesazhin e Trampit për baza ushtarake
- Vendet evropiane besojnë se e kanë kuptuar mesazhin e presidentit amerikan Donald Tramp dhe se garantojnë zbatimin e marrëveshjeve për shfrytëzimin e bazave ushtarake, tha sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute.
Jerevan, 4 maj 2026 (MIA) - Vendet evropiane besojnë se e kanë kuptuar mesazhin e presidentit amerikan Donald Tramp dhe se garantojnë zbatimin e marrëveshjeve për shfrytëzimin e bazave ushtarake, tha sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute.
Trampi akuzon disa anëtarë të NATO-s se nuk bëjnë mjaftueshëm për t'i mbështetur Shtetet e Bashkuara të Amerikës në luftën me Iranin.
"Po, ekziston një zhgënjim i caktuar nga ana amerikane, por evropianët e morën mesazhin", tha Rute para gazetarëve në Samitin e Bashkësisë Politike Evropiane në Armeni. sa/
foto: DPA