Rute: Duhet ta mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s
- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute sot në Bruksel deklaroi se aleanca do ta mbrojë çdo centimetër të territorit aleat dhe se duhet ta ndalojë qasjen e Rusisë dhe Kinës në rajonin arktik.
Bruksel, 12 shkurt 2026 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute sot në Bruksel deklaroi se aleanca do ta mbrojë çdo centimetër të territorit aleat dhe se duhet ta ndalojë qasjen e Rusisë dhe Kinës në rajonin arktik.
"Duhet të kujdesemi që ta mbrojmë çdo centrimetër të territorit të NATO-s", tha Rute pas arritjes në takimin e ministrave të mbrojtjes së anëtarëve të NATO-s në selinë në Bruksel
Rute theksoi se ekziston një kërcënim serioz nga Rusia, por se nuk duhet të jetë naiv lidhur me Kinën kur bëhet fjalë për Arktikun. Ai shtoi se dje është ngritur misioni "Roja arktike" me qëllim që të vërtetohen dhe plotësohen të gjitha boshlëqet që ekzistojnë në siguri, me ç'rast do të jetë shumë me rëndësi përvoja e të gjitha anëtareve, Suedia dhe Finlanda.
"Kjo është dëshmi se NATO si një tërësi - SHBA-ja, Kanadaja dhe aleatët evropianë - po punojnë së bashku për të siguruar mbrojtjen e çdo centimetër të territorit të NATO-s", tha Rute.
Ai theksoi se NATO "nuk është këtu vetëm për të mbrojtur Evropën dhe Kanadanë, por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës", dhe që SHBA-ja është e sigurtë, nevojitet një Arktik i fortë dhe i sigurt, një Evropë e sigurtë dhe një Atlantik i sigurtë. mb/
Foto: NATO