• петок, 20 февруари 2026

Rusia plotësisht do ta bllokojë "Telegram"-in

Rusia plotësisht do ta bllokojë

Moskë, 17 shkurt 2026 (MIA) - Rusia po përgatitet plotësisht ta bllokojë aplikacionin e popullarizuar për mesazhe "Telegram" nga 1 prilli, raportoi kanali rus i Telegramit "Baza". Organi rus i censurës "Roskomnadzor" as nuk e konfirmoi as nuk e mohoi informacionin, shkruan "Drejtësia ukrainase".

Duke i'u referuar burimeve të tij "Baza" citon se "Roskomnadzor" do të fillojë bllokimin e plotë të aplikacionit, ngjashëm me atë që e bëri me "Instagramin" dhe "Fejsbukun". Këto rrjete sociale në pronësi të "Meta"-s janë etiketuar si ekstremiste dhe të ndaluara në Rusi. Sipas burimeve të njejta duhet të ndalojë së funksionuari në të gjithë territorin e Rusisë dhe përmes internetit celular dhe përmes rrjeteve vaj-faj.

Kur u pyet për bllokimin e paralajmëruar, "Roskomnadzor" shkurt tha: "Agjencia nuk ka ç'farë të shtojë në informatat e publikuara paraprake për këtë çështje".

Rregullatori rus shtoi masat për të ngadalësuar "Telegram"-in më 10 shkurt. Sipas gazetës "Komersant", koha që duhet për të përpunuar kërkesat për fushën e shërbimit është dyfishuar që atëherë. Rregullatori tha se do të vazhdonte kufizimet nëse kompania nuk pranonte të vendoste serverët e saj në Rusi dhe "nuk i përmbahej legjislacionit rus". sa/

foto: Arkivi

Остани поврзан