• сабота, 16 мај 2026

Rubio u takua me papën Leo XIV

Rubio u takua me papën Leo XIV

Vatikan, 7 maj 2026 (MIA) – Sekretari shtetëror i SHBA-së, Marko Rubio, sot në Vatikan ishte në audiencë të shumëpritur me papën Leo XIV.

Rubio në Vatikan u takua edhe me sekretarin shtetëror në Vatikan, kardinalin Pjetro Parolin. 

Vizita e Rubios në Vatikan është prezantuar si përpjekje për përmirësimin e marrëdhënieve pas kritikave të presidentit amerikan Donald Tramp ndaj papa Leo XIV. Trampi e sulmoi papën për shkak të qëndrimit të tij kundër luftës me Iranin. 

Është paraparë që sot Rubio të takohet edhe me ministrin italian të Punëve të Jashtme, Antonio Tajani dhe ministrin e Mbrojtjes, Gvido Kroseto, ndërsa nesër me kryeministren italiane Xhorxha Meloni. fc/

Foto: EPA

Остани поврзан