• петок, 20 февруари 2026

Rubio takohet me Orbanin në Budapest

Rubio takohet me Orbanin në Budapest

Budapest, 16 shkurt 2026 (MIA) - Sekretari shtetëror amerikan, Marko Rubio, filloi vizitën e tij zyrtare në Hungari dhe sot në Budapest bisedoi me përfaqësues zyrtarë hungarezë, përfshirë kryeministrin Viktor Orban.

Siç transmetuan mediat hungareze, ata diskutuan për forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal, veçanërisht proceset e paqes dhe marrëdhëniet energjetike midis SHBA-së dhe Hungarisë.

Rubio mbërriti në Hungari dje nga Sllovakia, ku ishte gjithashtu për vizitë zyrtare. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

  

Остани поврзан