• среда, 21 мај 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Rubio shpreh shqetësim për “paqëndrueshmërinë” në Turqi

Rubio shpreh shqetësim për “paqëndrueshmërinë” në Turqi

Uashington, 28 mars 2025 (MIA) - Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio, ka njoftuar se ka biseduar me ministrin e jashtëm turk Hakan Fidan të cilit ia ka shprehur shqetësimin për “paqëndrueshmërinë” që shihet në Turqi pas arrestimit të kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamogllu.

Rubio ka thënë se Turqia ka probleme të brendshme politike dhe Uashingtoni nuk do t'i komentojë ato.

"I shohim të njëjtat raporte që të gjithë të tjerët i shohin për atë që po ndodh", u tha Rubio gazetarëve në aeroplan që kthehej nga udhëtimi në Karaibe.

"Sigurisht që jemi të shqetësuar për këto protesta dhe disa nga raportimet e mediave," shtoi ai.

Shefi i diplomacisë amerikane shtoi se presidenti Donald Tramp kishte një "marrëdhënie shumë të mirë pune" me presidentin turk Taip Erdogan gjatë mandatit të tij të parë dhe se Uashingtoni dëshiron t'i ripërtërijë ato marrëdhënie dhe të bashkëpunoj me Ankaranë për një sërë çështjesh. 

Foto: Rubio X

Тагови

Остани поврзан