• среда, 01 април 2026

Rubio: SHBA-ja ndoshta do ta rishqyrtojë NATO-n për shkak të përkrahjes së kufizuar nga aleatët në Iran

Rubio: SHBA-ja ndoshta do ta rishqyrtojë NATO-n për shkak të përkrahjes së kufizuar nga aleatët në Iran

Uashington, 31 mars 2026 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio i ka kritikuar Spanjën dhe aleatët tjerë në NATO për përkrahjen e kufizuar në luftën me Iranin, duke sugjeruar se Uashingtoni ndoshta do ta rivlerësojë aleancën pas konfliktit, njoftoi DPA.

Rubio tha se SHBA-ja ka konfirmuar se Spanja, anëtare e NATO-s, të cilën ata janë të obliguar ta mbrojnë, e ka refuzuar shfrytëzimin amerikan të hapësirës së saj ajrore dhe është mburrur me këtë, sipas transkriptit nga deklaratat për "Al Xhezira" të publikuar nga departamenti i tij të hënën. Ai po ashtu tha se Uashingtoni u ballafaqua me rezistencë gjatë shfrytëzimit të bazave ushtarake në Spanjë dhe vendet tjera.

NATO është i dobishëm për SHBA-në pasi mundëson që ushtarët dhe pajisja të stacionohen në vendet e huaja. Por nëse NATO është vetëm në atë që ne ta mbrojmë Evropën nëse sulmohet, e pastaj ata të na shkurtojnë të drejtat për bazat kur na nevojiten, ky nuk është një aranzhman i mirë", tha Rubio.

Spanja paradokohe e mbylli hapësirën e saj ajrore për fluturime që lidhen me luftën në Iran, ndërsa paraprakisht i ndaloi SHBA-së të përdorin bazat Rota dhe Moron në Andaluzi për operacione. Objektet kohë të gjatë janë nën menaxhim të përbashkët të Spanjës dhe SHBA-së. bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан