• сабота, 14 март 2026

Rubio: Qëllimi i SHBA-së në Iran është të dobësojë aftësinë e vendit për të kërcënuar sigurinë rajonale dhe globale

Rubio: Qëllimi i SHBA-së në Iran është të dobësojë aftësinë e vendit për të kërcënuar sigurinë rajonale dhe globale

Uashington, 9 mars 2026 (MIA) - SHBA-ja publikoi se operacioni i tyre ushtarak kundër Iranit synon të dobësojë aftësinë e këtij vendi për të kërcënuar sigurinë rajonale dhe globale.

Sekretari shtetëror amerikan Marko Rubio, e përshkroi operacionin në Iran si një sulm ndaj asaj që e quajti "marrësi kryesor i pengjeve në botë", njëkohësisht duke lavdëruar forcat amerikane të përfshira në misionim.

"Ndaluni për një moment dhe dërgojini mendimet dhe lutjet tuaja amerikanëve të guximshëm," tha ai. "Ne të gjithë jemi të mahnitur nga shërbimi i tyre."

Ai shtoi se qëllimet e misionit ishin shkatërrimi i aftësive të Iranit për lëshimin e raketave, eliminimi i fabrikave ku ato prodhohen dhe të qëllohen forcat detare të Iranit.

Zyrtari shtoi se operacioni kishte për qëllim kundërshtimin e kërcënimit që paraqet udhëheqja klerike iraniane për rajonin dhe botën në përgjithësi. ls/

Foto: EPA

 

Остани поврзан