• петок, 03 април 2026

Rubio për kërcënimet nga Irani: Ata njerëz janë të çmendur, ata janë fetarë fanatikë

Rubio për kërcënimet nga Irani: Ata njerëz janë të çmendur, ata janë fetarë fanatikë

Shkup, 30 mars 2026 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio deklaroi se SHBA-ja nuk do t'i tolerojnë kërcënimet për kontroll të përhershme mbi Ngushticën e Hormuzit dhe vendosjen e sistemit për pagesë të transportit.

"Kjo nuk do të lejohet", tha Rubio duke shtuar se presidenti Donald Tramp ka numët të madh të opsioneve në dispozicion që të parandalojë një skenar të këtillë.

Rubio dërgoi kritika të ashpra drejt udhëheqësisë iraniane. "Këta njerëz janë të çmendur. Ata janë të çmendur. Ata janë fetarë fanatikë", tha ai.

Ndërsa Rubio tha se sheh një ndryshim në komunikimin e zyrtarëve iranianë, ai bën thirrje për kujdes dhe një kontroll mbi aftësitë e tyre të vërteta.

"Ka qartë njerëz atje që po na drejtohen në mënyra që udhëheqësit e mëparshëm iranianë nuk na drejtoheshin", theksoi ai.

Megjithatë, ai theksoi se këto njoftime duhet të testohen.

"Disa nga gjërat që ata thonë se janë të gatshëm t'i bëjnë - duhet të shohim nëse ata mund t'i bëjnë vërtet. Duhet ta testojmë këtë shumë fort", përfundoi ai. mb/

Foto: EPA

Остани поврзан