• петок, 20 февруари 2026

Rubio në Budapest me mesazh për Orbanin: Presidenti Tramp i dedikohet suksesit tuaj

Rubio në Budapest me mesazh për Orbanin: Presidenti Tramp i dedikohet suksesit tuaj

Budapest, 16 shkurt 2026 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio sot në Budapest deklaroi se marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Hungarisë janë në "fazë të artë" dhe se bazohen në bashkëpunim solid, i cili nuk është vetëm retorik, por edhe konkret në fushën e ekonomisë dhe energjetikës.

"Hungaria është bërë parther i rëndësishëm i SHBA-së, ndërsa investimet amerikane në hungari vazhdimisht rriten. Nën udhëheqjen e kryeministrit Orban, vendi ka krijuar mjedis stabil dhe konkurrues që nxit rritje të mëtejshme", thga Rubio në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin hungarez Viktor Orban, transmeton Index.hu.

Rubio gjithashtu theksoi se gjatë takimit të nëntorit në Shtëpinë e Bardhë janë arritur marrëveshje të rëndësishme, në bazë të të cilave sot është nënshkruar marrëveshje.

"Shpreosj se kjo është vetëm marrëveshja e parë nga shumë marrëveshjet", tha sekretari amerikan i Shtetit.

Ai përkujtoi se lidhjet e afërta mes Orbanit dhe presidentit amerikan Donald Tramp dhe tha se Trampi është i përkushtuar ndaj Hungarisë dhe suksesit të saj  

Orban tha se Hungaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Trampit dhe të SHBA-së për paqe në Ukrainë, pavarësisht se çfarë konfliktesh evropiane sjell kjo, dhe përsëriti se presidenti aktual i SHBA-së "ka bërë më të mirën në të gjithë politikën ndërkombëtare për të siguruar paqen në luftën ruso-ukrainase".

"E përsëris, megjithëse të gjithë e dinë, nëse Donald Tramp do të kishte qenë president i SHBA-së, kjo luftë nuk do të kishte shpërthyer. Nëse ai nuk do të kishte qenë president tani, ne nuk do të kishim pasur një shans për ta përfunduar këtë në mënyrë paqësore në të ardhmen e parashikueshme, kështu që shprehim respektin dhe mirënjohjen tonë ndaj presidentit të SHBA-së për përpjekjet e tij për paqe", tha Orban.

Ai shtoi se Hungaria mbetet e gatshme të presë një samit paqeje në Budapest "nëse ka një të tillë" dhe përsëriti një ftesë për presidentin e SHBA-së për të vizituar Hungarinë.

Orban vlerësoi zhvillimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve dypalëshe, duke vënë në dukje se marrëdhëniet midis Hungarisë dhe SHBA-së janë në nivelin e tyre më të lartë në dekada.

Ai theksoi edhe se vitin e kaluar u arritën marrëveshje të rëndësishme investimi, ndërsa investimet amerikane në Hungari arritën një nivel rekord.

Orban tha se "një epokë e re e artë në marrëdhëniet" me SHBA-në ka lindur.

Në konferencën për shtyp të sotme u nënshkrua edhe një marrëveshje për energjinë bërthamore. mb/

Foto: EPA

Остани поврзан